Bota

Hetimi për dokumentet e klasifikuara/ Trump sërish në 'telashe', ZBULOHET shkelja e radhës, si i kërkoi punonjësit të fshijë pamjet e sigurisë?

Ish-presidenti amerikan dyshohet se ka kërkuar fshirjen e pamjeve pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë vizituan qershorin e kaluar për të mbledhur dokumente të klasifikuara që ai mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

28 Korrik 2023, 08:00 Nga a.l
Hetimi për dokumentet e klasifikuara/ Trump sërish në
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin federal për rastin e dokumenteve të klasifikuara duke i kërkuar një punonjësi të fshijë pamjet e sigurisë në pronën e tij në Florida. 

Në dosjen hetimore të ish-presidentit amerikan janë shtuar disa akuza të tjera, përfshirë këtu edhe pamjet e vëzhgimit në pronën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, prova që ka qenë prej kohësh jetike për rastin. 

Ish-presidenti amerikan dyshohet se ka kërkuar fshirjen e pamjeve pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë vizituan qershorin e kaluar për të mbledhur dokumente të klasifikuara që ai mori me vete pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Data e gjykimit për  Trump është caktuar për 20 maj të vitit të ardhshëm. Prokurorët e akuzojnë Trumpin se ka komplotuar me shërbëtorin e tij Walt Nauta dhe menaxherin e pronës në Mar-a-Lago, Carlos De Oliveira, për të fshehur videon nga hetuesit federalë pasi ata lëshuan një thirrje për të.

Ata pretendojnë se De Oliveira i tha një punonjësi tjetër "shefi" donte që një server që përmbante pamjet e sigurisë të fshihej.

Për çfarë akuzohet Donald Trump? 

Ish-presidenti 77-vjeçar, përballet me akuza serioze për ruajtjen e të dhënave sensitive në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Prokurorët kanë thënë se Trump i ka mbajtur ilegalisht dokumentet e klasifikuara në shtëpinë e tij, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ka penguar përpjekjet e Qeverisë për t’i rikthyer ato.

Të premten, gjyqtarja Cannon, e emëruar nga Trumpi, ka thënë se gjyqi dyjavor do të zhvilohet në Florida. Muaj më parë, si datë për fillim të gjyqit ishte përmendur 14 gushti i vitit 2023, mirëpo më vonë është shtyrë, për t’iu lënë kohë të dyja palëve për përgatitje.

Rasti me dokumentet në Mar-a-Lago është vetëm një prej betejave ligjore me të cilat po përballet Trumpi. Në muajin prill, ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave biznesore në shtetin e Nju Jorkut. 

donald trump

Sondazh

Poll