Politike

Arrestimi i Tesilvan Bashos, Lleshaj: Vlora duhet të ndihet më e sigurt sot

16 Tetor 2019, 13:50 Nga DOSJA
Arrestimi i Tesilvan Bashos, Lleshaj: Vlora duhet të ndihet më e

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me super-operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arratisur nga burgu i Italisë, Tesi Basho.

Lleshaj e cilëson Bashon një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, pasi akuzohet për vrasje të shumëfishtë, për arratisje nga burgu italian dhe për vepra të tjera të rënda.

Sipas tij, Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurt, teksa thekson se operacioni vazhdon.

Reagimi i Sandër Lleshajt:

Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon. Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur. Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale. Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses. Ndërkohë, operacioni vazhdon…

Tesilvan Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Satilnon. Tesi është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet anetari i bandes se llanajve arrestohet tesiljano basho sander lleshaj selenice arrestohet anetari i bandes se llanajve arrestohet tesiljano basho sander lleshaj selenice

Sondazh

Poll