Politike

“Tentativë e Bashës, duan të sabotojnë grupin”/ Deputetët Zeneli dhe Elezi i përgjigjen Hajdarit: Kryetari është Kor

16 Tetor 2019, 10:11 Nga DOSJA
“Tentativë e Bashës, duan të sabotojnë grupin”/

Tiranë- Mëngjesin e sotëm Rudina Hajdari deklaroi se shkarkimi i saj si kryetare e  Grupit të opozitës parlamentare ishte e organizuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Ajo ka konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen pasi sipas saj kërkojnë destabilizimin e opozitës parlamentare.

Në lidhje me këtë deklaratë të Hajdarit ka reaguar edhe Alban Zeneli, i cili është shprehur:  “Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”.

Në të njëjtën vijë mendimi ka qëndruar dhe deputeti Arben Elezi i cili tha se  gjithçka ka ndodhur brenda rregullave ligjore dhe se Rudina Hajdari është larguar nga drejtimi i grupit për shkaqe organizative.

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë, pasi dy deputetët kundërshtojnë njëri-tjetrin me deklarata. Dy ditë më parë u  dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë dje Lita tha se ishte i besuar nga detyra e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetët elezi dhe zeneli përçahet opozita parlamentare deputetët elezi dhe zeneli përçahet opozita parlamentare

Sondazh

Poll