Politike

Negociatat me BE, Rama bën përpjekjen e ‘fundit’, niset për në Bruksel: Merkeli po bind Macronin për të na dhënë “

16 Tetor 2019, 08:58 Nga DOSJA
Negociatat me BE, Rama bën përpjekjen e ‘fundit’, niset

TIRANË– Një ditë para mbledhjes së Komisionit Europian ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama është nisur për në Bruksel.

Gjatë udhëtimit për në Bruksel, kryeministri Rama në lidhje live në Facebook u shpreh se për momentin Franca nuk ndan të njëjtin mendim me Gjermaninë për negociatat për Shqipërinë, duke nënkuptuar se është kundra. Ai theksoi se nuk për momentin është as pesimist dhe as optimist, pasi sipas tij  Merkel po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave.

“Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intesivisht për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron  dhe Francës nuk përkon për momentin, të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi  por po bëhet maksimumi për të marrë një ‘PO’.”, tha Rama ndër të tjera.

Vizita e Ramës në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz. Më 17 dhe 18 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për Zgjerimin.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

(F.g/j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në bruksel hapja e negociatave me be edi rama në bruksel hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll