Politike

Negociatat/ Rama flet hapur para nisjes në Bruksel: Nuk jam as optimist as pesimist, Franca ka mendim ndryshe nga Gjermania (VD

16 Tetor 2019, 11:15 Nga DOSJA
Negociatat/ Rama flet hapur para nisjes në Bruksel: Nuk jam as optimist as

Tiranë- Kryeministri Edi Rama folur në një komunikim në Facebook para nisjes në Bruskel, në lidhje me qëndrimin e të huajve për çështjen e negociatave. Ai është shprehur se nuk ndihet as pesimist as optimist por tha theksuar se për momentin Franca nuk ndan qëndrim të njëjtë me Gjermaninë, duke nënkuptuar se është kundra.

Sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen këtu në Tuluze, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intesivisht për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron  dhe Francës nuk përkon për momentin për të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi  por po bëhet maksimumi për të marrë një po. Tani po nisem në Bruksel, jam bashkë me Zaevin për të takuar kryeministrat socialistë dhe progresistë të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste europiane, ku do të ketë edhe diskutime, do të shpejt një komunikim sërish. “, u shpreh Rama.

Vizita e Ramës në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz. Më 17 dhe 18 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për Zgjerimin.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama në bruksel hapja e negociatave me be edi rama në bruksel hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll