Politike

Shkarkimi si kryetare grupi/ Hajdari: Tentativë e Bashës për të më spostuar, u kërkoja një javë kohë, e bënë fakt të

16 Tetor 2019, 08:13 Nga DOSJA
Shkarkimi si kryetare grupi/ Hajdari: Tentativë e Bashës për

Tiranë- Për shkarkimin si kryetare e Grupit Parlamentar të opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka deklaruar se gjithçka ka qenë e mirëprogramuar nga kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ajo ka theksuar se deputetët Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi i kanë kërkuar që të japë dorëheqjen si kryetare grupit, por tha se për shkak të detyrave të saj si kryetare e komisionit të Integrimit, por edhe të Reformës Zgjedhore. Ai shtoi se iu kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim, duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE-ja.

Sipas saj argumenti që kishin përdorur për këtë  kërkesë, ishte ‘ti je e lodhur për të bërë këtë punë’. Ajo thekson se një skenar i mirëpërgatitur i “urdhëruar” nga jashtë, solli që tre deputetët e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj.

Përsa iu përket firmave të  deputetëve Halit Valterit dhe Fatjona Dhimitri, pas dorëheqjes, Hajdari tha se janë gënjyer nga Lita, duke u thënë se deputetja kishte dhënë dorëheqjen. Deputetja e re deklaron dhe për këtë njoftoi se po përgatit shkresën për Kuvendit me të gjitha parregullsitë e dokumentit për shkarkimin e saj.

Pas deklaratës së Hajdarit, nuk ka munguar edhe një reagim i deputetëve Elezi dhe Zeneli të cilët shprehen se si kryetar kanë vetëm Korab Litën.

Fjala e Hajdarit: 

Basha po tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore. Në sot duhet të merreshim me hapjen e negociata, por tre persona qe ka për qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im.  Ju e dini shumë si gazetarë që opozita që ndodhet në parlament ka një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ju kujtoj këtu që këta persona që kërkojnë spotimin tim janë 3 persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentative e mirëprogramuar për të më larguar mua. Janë Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi.  Këta nuk kanë tentuar për ta shkatërruar opozitën. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit, dhe këta janë Rama dhe Basha. Ata nuk i duan listat e hapura, se nuk do të dalin ata servilë që rrinë pra kryetarëve. E gjithë kjo shmang vëmendjen nga hapja apo jo e negociatave. Tani duhet të fokusohemi dhe të ecim para me ndihëm e ndërkombëtarëve. Ata duan të më heqin mua. Nëse nuk do të kishte opozitë parlamentare, ata do të ishin duke bërë marrëveshjen.E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit.

Sapo ka dorëzuar një shkresë e cila rendit të gjitha pikat dhe problematikat. Është marrë në mënyrë të padrejtë. Është thënë që Rudina ka dhënë dorëheqjen. U thashë ta mendojmë me qetësi dhe t’i japim pak kohë vetes. Por nuk mund të më thuhet mua sepse është pikërisht kjo lloj akuze që u bëhet grave: Se ndoshta u lodhe duke bërë gjithë këto punë! Jo, unë e bëj me qejf këtë dhe mua ma kanë propozuar të tjerë këtë gjë. Grupi do të zgjerohet dhe do të konsolidohet akoma më shumë.

Këtë mentalitetin që Basha më futi në listë apo më hoqi nga lista. Ne nuk u kemi borxh kryetarëve tanë që na futën në lista. Unë për këtë po luftoj që të ndryshohet sistemi dhe ta shohim a kam unë të drejtë apo jo. Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi nuk vinin as në mbledhjet e grupit pasi kanë pasur qëllime të qarta për të shkatërruar grupin.

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë, pasi dy deputetët kundërshtojnë njëri-tjetrin me deklarata. Dy ditë më parë u  dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë dje Lita tha se ishte i besuar nga detyra e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përçahet opozita parlamentare rudina hajdari përçahet opozita parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll