Politike

“Boll me telenovelat e anëtarësimit”, Merkel dhe Macron përplasen për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia larg BE-së

16 Tetor 2019, 09:14 Nga DOSJA
“Boll me telenovelat e anëtarësimit”, Merkel dhe Macron

TIRANË– Çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka haopur debat mes kancelares gjermane Amgela Mercel dhe Presidenti të Francës Manuel Macron.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare ka qenë Franca ajo që ka kundërshtuar nisjen e procesit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetë Macron ka kundërshtuar më shumë se të gjithë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, madje është përplasur me Merkel.

“Ne duhet të rivendosim besueshmërinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i zbatojmë angazhimet tona. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë zbatuar reforma të dhimbshme,”- mësohet të jetë shprehur Macron pasi shtetet e BE u larguan nga bërja e hapit për herë të tretë në një vit e gjysmë.

“Reuters” shkruan se ministrja franceze për Çështjet Europiane, Ameli de Montshalë deklaroi hapur se si fillim, BE-ja duhet të reformojë mënyrën e pranimit të kandidatëve të rinj dhe se deri atëherë nuk mund të klejohet hapja e negociatave për asnjë shtet tjetër.

Në fund Ameli, hapjen e negociatave thuhet ta ketë quajtur “telenovela e anëtarësimeve”.

Por qëndrimi i Francës ka ngritur shqetësime në radhët e BE-së, pasi në rast refuzimi vendet e Ballkanit mund të kultivojnë lidhje më të ngushta me Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

Franca thotë se BE po përballet me shumë sfida – përfshirë daljen e planifikuar të Britanisë, Kinën, migracionin dhe kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga Rusia – për të lejuar që dy shtete të tjera nga Ballkani, një rajon ende i paskalitur nga trashëgimia e luftërave të viteve 1990 që po lufton me krimin dhe korrupsionin .

Por qëndrimi francez ka ngritur shqetësime për vonesa të mëtutjeshme në një proces tashmë të zgjatur që mund të nxisë shtetet e Ballkanit për të patur lidhje më të ngushta me Rusinë, Turqinë ose Kinën.

Në Berlin, një zyrtar qeveritar tha se ishte çështje parësore për Gjermaninë, e cila do të mbajë samitin e saj vjetor me Francën të Mërkurën.

“Kancelarja Angela Merkel do të ngrejë çështjen me Macron të Mërkurën,”- tha zyrtari, duke shtuar se ajo gjithashtu do të ngrejë çështjen në një samit të të gjithë 28 liderëve kombëtarë në Bruksel të enjten dhe të premten. “Është një çështje strategjike për BE-në”.

“Reuters” shkruan më tej se takimi në Luksemburg ka shkuar përpara më Shkupin por jo me Tiranën, pasi Parisi ka bllokuar gjithçka.

“Pesë vendet e Ballkanit: Bosnja, Kosova, Maqedonia, Malit i Zi dhe Serbia, të gjitha përveç Shqipërisë që dolën nga shpërbërja e viteve 1990 të Jugosllavisë, konsiderohen anëtare të ardhshme të BE-së,”– përfundon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur për në Bruksel. Vizita e Ramës vjen një ditë para mbledhjes së Komisionit Europian ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel hapja e negociata per shqiperine manuel macron reuters angela merkel hapja e negociata per shqiperine manuel macron reuters

Sondazh

Poll