Politike

Vrau dy prostituta në Itali dhe u arratis nga burgu, arrestohet anëtari i bandës së Llanajve (VD)

16 Tetor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Vrau dy prostituta në Itali dhe u arratis nga burgu, arrestohet

TIRANË– Tesilvan (Tesi) Basho, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë është vënë në prangat e policisë pas më shumë se tre viteve arrati. Bashkë me Tesin, u arrestua edhe i vëllai Satilno Basho.

Dosja.al mëson se Tesi ishte në kërkim kombëtar pasi rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshmë nga drejtësia italiane për vrasjen e dy vajzave që ushtronin prostitucionin.

Basho, bashkë me të vëllanë e tij njihen si dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe kanë precedentë të theksuar kriminalë të Shqipëri, pasi janë të përfshirë në kanosje, kërcënime dhe fushën e lëndëve narkotike.

38-vjeçari u prangos nga policia, siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë autoritetet në një ndërtesë që katin e parë e koshte të tkhyer në një sallë bilardosh. I veshur sport me tuta ngjyrë blu dhe bluzë të zezë, Tesi është rpangosur në dhomën ku përveç bilardove shihen edhe disa pajissje palestre.

Gjithashtu pas kontrollit të imtësuar, policia ka sekuestruar edhe një arsenal armësh, municione, lëndë narkotike dhe lëndë shpërthyese.

Më saktë u sekuestruan: 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krëhra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Dy vëllezërit Basho kanë kërcënuar në janar të vitit 2017 një biznesmen në Vlorë, duke i marrë me dhunë shumën prej q100 mijë eurosh.

Tesi Basho kërkohej edhe drejtësia italiane, pasi u arratis nga dritarja e burgut ku vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e dy prostitutave. Me çarçafë dhe me shkopa fshese, bashkë me Tesin, u arratisën edhe dy persona të tjerë Mikel Hasanbelli dhe Ilir Pere.

Vetëm një muaj më parë, Tesilvan Basho arriti t’i shpëtojë policisë, teksa forca të shumta zbarkuan në Selenicë për ta prangosur por nuk arritën ta kapnin.

Ndërkohë Dosja.al mëson se Vlora dhe Selenica janë rrethuar nga forca të shumta policie. Pas prangosjes së dy vëllezërve të rrezikshëm, priten edhe të tjera arrestime të bujshme.

Në lidhje me arrestimin e Tesilvan dhe Satilno ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas Lleshajt, Vlora duhet të ndihet më e sigurtë sot.

Basho është denoncuar shumë herë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. sipas Berishës, Basho është njësh me bandën e Llanajve dhe vetëm para disa muajve u martua i rrethuar nga forcat e policisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet tesilvan basho dhe vellai i tij sali berisha sander lleshaj satilno basho selenice tesilvan basho vlore arrestohet tesilvan basho dhe vellai i tij sali berisha sander lleshaj satilno basho selenice tesilvan basho vlore

Sondazh

Poll