Sport

SKANDAL! Ukrainasja i zgjati ‘shpatën’ në vend të dorës skermistes ruse, një skenë e tmerrshme në Kupën e Botës… (video)

Pas ndeshjes, rusja Anna Smirnova hoqi maskën e saj mbrojtëse, u afrua dhe i zgjati dorën Olga Harlanova. Por më pas pati një reagim të jashtëzakonshëm, skermistja ukrainase i drejtoi ‘shpatën’ (fioreton) sportistes ruse, gjë e cila është rreptësisht e dënueshme dhe e ndaluar sipas të gjitha rregullave të skermës.

27 Korrik 2023, 18:22 Nga DOSJA

SKANDAL! Ukrainasja i zgjati ‘shpatën’ në vend të

ÇEKI - Ukrainasja Olga Harlan mundi rusen Anna Smirnova (15-7) në Kampionatin Botëror të Skermës. Por... Pas ndeshjes, Anna Smirnova hoqi maskën e saj mbrojtëse, u afrua dhe i zgjati dorën Olga Harlanova. 

Por aty pati një reagim të jashtëzakonshëm, skermisja ukrainase i drejtoi ‘shpatën’ spportistes ruse, veprim i cili është rreptësisht e dënueshme dhe e ndaluar sipas të gjitha rregullave të skermës.

Skermistja ruse ka mbetur e shtangur. Ajo qëndroi e hutuar dhe shikoi në drejtim të gjyqtarëve.  Shtrëngimi i duarve është një element i detyrueshëm i çdo dueli, ndaj ukrainasja theu rregullat duke refuzuar. 

SKANDAL! Ukrainasja i zgjati ‘shpatën’ në vend të

Shpejt, disa gjyqtarë u ngjitën në tapet. Smirnova foli me ta për një kohë të gjatë dhe kur të gjithë u larguan, ajo qëndroi në pistë.

Sportistja ruse e tronditur priti në pistë për gati një orë dhe në një moment organizatorët i sollën edhe një karrige. Në fund, ajo vendosi të tërhiqej, kur gjyqtarët e njoftuan se nuk do ta ndëshkonin ukrainasen, edhe pse ajo kishte thyer të gjitha rregullat e mundshme të skermës.

Pala ruse bëri një protestë, por Federata Ndërkombëtare e Skermës (FIE) e refuzoi atë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2023, 14:09

"Telenovela meksikane ka përfunduar"...

BRAZIL - Trajneri i Grêmios, Renato Gaúcho, sqaroi se uruguajani Luis Suarez, ish-lojtar i Barcelonës dhe Atlético Madridit, do të...