Sport

Replika trajnerësh! Xavi justifikohet për humbjen: "Një miqësore, që u luajt si një ndeshje Championsi, nuk ishte normale"...

Xavi Hernández kritikoi intensitetin me të cilin u shfaq Arsenali në miqësoren kundër Barcelonës, e luajtur në Shtetet e Bashkuara dhe ku ‘blaugranët’ humbën 5-3.

27 Korrik 2023, 16:55 Nga DOSJA

Replika trajnerësh! Xavi justifikohet për humbjen: "Një

SHBA - “I thashë Mikel Artetas, se ndihej si Champions League, sepse intensiteti që ata i dhanë në ndeshje, nuk ishte normal për një miqësore. Por e kuptoj që të gjithë duan të fitojnë... Për ne ishte ndeshja e parë dhe ne po vinim nga një problem me virusin”, u justifikua Xavi, trajneri i Barcelonës, duke kujtuar problemet gastrointestinale që prekën skuadrën e tij dhe që penguan realizimin e një miqësore me Juventusin, po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Replika trajnerësh! Xavi justifikohet për humbjen: "Një

Dhe ai vazhdoi: "Nga ana jonë nuk u befasova, nga ana e tyre po. Nuk është normale aq shumë intensitet, as kaq shumë faulle teknike. Ne të gjithë duam të konkurrojmë, por kjo ishte e veçantë. Në përgjithësi jam i kënaqur, duke parë rezultatin."

Mikel Arteta është përballur me fjalët e bashkëkombasit të tij dhe nuk ka munguar të përgjigjet: "Futbolli është i lojtarëve, ata janë shumë konkurrues. Ne po luajmë para 70 mijë njerëzve dhe kur është kështu, lojtari rebelohet.

Nuk është në duart tona. Kur topi filloi të rrotullohej, ata shënuan një gol dhe bënë faull... Më pas ndodhi një ndryshim”, shpjegoi trajneri i ‘Topçinjve’, i cili në ditët e tij të ndeshjes kishte veshur edhe fanelën e Barcelonës.

Replika trajnerësh! Xavi justifikohet për humbjen: "Një

Arsenali ka mposhtur Barcelonën, me rezultat 5-3, në një takim miqësor të zhvilluar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për Arsenalin ata shënuan Bukayo Saka (13'), Kai Havertz (43'), Leandro Trossanrd (55' dhe 78') dhe Fábio Vieira (89'). Ndërsa golat e Barcelonës u shënuan nga Robert Lewandowski (7'), Raphinha (34') dhe Ferran Torres (88').

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2023, 14:09

"Telenovela meksikane ka përfunduar"...

BRAZIL - Trajneri i Grêmios, Renato Gaúcho, sqaroi se uruguajani Luis Suarez, ish-lojtar i Barcelonës dhe Atlético Madridit, do të...