Sport

Lautaro Martínez për Lukakun: “Pas kaq vitesh së bashku, ai më ka zhgënjyer!"...

Sulmuesi argjentinas shpreh keqardhjen, që futbollisti belg nuk do të vazhdojë te Interi

27 Korrik 2023, 16:18 Nga DOSJA
Lautaro Martínez për Lukakun: “Pas kaq vitesh së bashku,

ITALI - Romelu Lukaku nuk do të vazhdojë më te Interi, pavarësisht se pak javë më parë supozohej se belgu do të vazhdonte si ‘zikaltër’ përmes një marrëveshjeje me Chelsean, klub të cilit i përkasin të drejtat e tij. 

Tashmë nuk dihet e ardhmja e sulmuesit belg, me mundësi për t'iu bashkuar Juventusit  dhe nga dhoma e zhveshjes së Interit, shprehen keqardhje që ai nuk u përgjigjet as thirrjeve të atyre, që deri vonë ishin bashkëlojtarë të tij. 

"E kam thirrur disa herë dhe ai nuk e hap telefonin. As kolegëve të tjerë. Pas kaq vitesh bashkë, ai më ka zhgënjyer dhe nuk e prisja. I uroj më të mirat",- tha Lautaro Martínez së fundmi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. 

Pikërisht argjentinasi ka qenë i lidhur edhe me një largim të mundshëm nga futbolli arab, por duket se Lautaro do të vazhdojë te Interi. “Është e vërtetë që ka pasur oferta, por jam i lumtur te Interi. Dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë”,- ka thënë Lautaro, i cili është 25 vjeç.

I nënshkruar nga Racing de Avellaneda në verën e vitit 2018 dhe i vendosur në radarin e skuadrave si Barcelona dhe Atlético Madrid në të kaluarën, Lautaro Martínez ka një kontratë me Interin deri në qershor 2026 dhe që nga ky sezon ai ka marrë edher shiritin e kapitenit të lënë nga Marcelo Brozovic.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 27 Korrik 2023, 14:09

"Telenovela meksikane ka përfunduar"...

BRAZIL - Trajneri i Grêmios, Renato Gaúcho, sqaroi se uruguajani Luis Suarez, ish-lojtar i Barcelonës dhe Atlético Madridit, do të...