Politike

Sefa: Mesazhe dezinformuese për të bërë pis procesin për kryetar të PD, me ta do merret drejtësia

Ai flet për disa mesazhe që u dërgohen anëtarëve, në kuadër të fushatës dezinformuese që vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD. Sefa njofton se rastet do të referohen në organet kompetente, për vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

27 Korrik 2023, 15:23 Nga DOSJA
Sefa: Mesazhe dezinformuese për të bërë pis procesin
Indrit Sefa

TIRANË- Demokratët do të zgjedhin kryetarin më 29 korrik. Me anë të një reagimi për mediat, sekretari ligjor Indrit Sefa thotë se 29 korriku është një ditë e rëndësishme për shndërrimin e PD, në alternativën që presin shqiptarët. 

Ai flet për disa mesazhe që u dërgohen anëtarëve, në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD. 

Sefa njofton se rastet do të referohen në organet kompetente, për vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

Reagimi

Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD. Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.  29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët.

Sondazh

Poll