Politike

'Kohë krimi, botë krimi'/ Berisha: Ahmetajt i gjetëm vila, nëse hetoni Gjiknurit do i zbuloni hotele

Sipas Berishës, nëse Arben Ahmetajt i kanë gjetur dhe sekuestruar vilë, GJiknurit do t’i gjejnë hotele, ndërsa e akuzoi atë si përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.

27 Korrik 2023, 12:40 Nga A.B
'Kohë krimi, botë krimi'/ Berisha: Ahmetajt i gjetëm
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha doli sot në një konferencë për mediat, ku foli në lidhje me ndryshimet më të fundit në radhët e drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste, teksa u fokusua kryesisht tek shkarkimi i Damian Gjuknurit si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike.

Sipas Berishës, nëse Arben Ahmetajt i kanë gjetur dhe sekuestruar vilë, GJiknurit do t’i gjejnë hotele, ndërsa e akuzoi atë si përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.

PJESË NGA DEKLARATA:

Në aferën e gjeneratorit të energjisë në djegësin e Elbasanit, Gjiknuri është absolutisht hajdut kryesor, bashkë me Ramën. Ndërkohë, Gjiknuri, nëse Arben Ahmetajt ia gjetën vilën, garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se tek Gjiknuri do gjejnë hotele.

Hotele jo për të fjetur, por hotele të cilat ai i ka vendosur në emrin e një tjetri, sipas burimeve që janë të gatshme të dëshmojnë edhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi. Kështu mund të vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti.

sali berisha damian gjiknuri arben ahmetaj

Sondazh

Poll