Politike

Bardhi mbledh sot Këshillin Kombëtar, reagon Kryesia: Po e përdor për arsye personale politike, të shtunën zgjedhim kryetarin

PD thotë se do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të çdo niveli.

27 Korrik 2023, 14:56 Nga DOSJA
Bardhi mbledh sot Këshillin Kombëtar, reagon Kryesia: Po e përdor
Partia Demokratike

TIRANË- Pasi Komisioni i Apelimit në PD shpalli të pavlefshëm Këshillin Kombëtar që Gazment Bardhi do mbledhë sot në orën 19:00, një reagim ka ardhur edhe nga Kryesia e PD. Vendimin e Bardhit për të mos u tërhequr, Kryesia e quan shkelje dhe vendim për arsye personale politike.

Komisioni i Etikës pranë Partisë Demokratike, e drejtuar nga Flutura Açka, shfuqizoi vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online, mbledhje e paralajmëruar për sot në mbrëmje. Në vendimin e publikuar nga PD, thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm, në kundërshtim me statutin e PD-së. 

Në fund, PD thotë se do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të çdo niveli.

Njoftimi

Ditën e djeshme me datë 26.03.2023 Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në Partinë Demokratike mori në shqyrtim kërkesën e Kryesisë së Partisë për vlerësimin e përputhshmërisë së  Vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Në vendimin e shkurtuar, të publikuar mediatikisht, i cili i është dërguar elektronikisht edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Komisioni shprehet se nuk provohet miratimin i kësaj rregulloreje nga Këshilli Kombëtar duke vendosur edhe shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm. Në reagimet e tij pas marrjes dijeni për vendimin e shkurtuar, Sekretari i Përgjithshëm ngre pretendimin se lajmi për miratimin e kësaj rregullore është publik dhe i shpërndarë gjerësisht nga organet mediatike. Ky reagim i Sekretarit të Përgjithshëm është një përpjekje për të fshehur të vërtetën e mosekzistencës së rregullores në tërësi dhe pikës 7 të nenit 9 në veçanti. Fakt ështe se nuk ekziston asnjë akt miratimi i kësaj rregulloreje dhe madje as në draft dokumentin e publikuar në media nuk ekziston asnjë pikë 7 e nenit 9 siç është pretendimi mbi bazën e të cilit është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtar.  Në këto kushte çdo pretendim i tij për mbledhjen e Këshillit Kombëtar bazuar në këtë pikë të nenit 9 është i sajuar dhe po përdoret nga z Bardhi për arsye personale politike. Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të çdo niveli. Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj. Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin e Partisë Demokratike dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj.

Sondazh

Poll