Politike

Rama mbledh nesër dhe pasnesër në Tepelenë kabinetin qeveritar, nuk përjashtohen të tjera ndryshime

Pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijojë me të tjera ndryshime

27 Korrik 2023, 13:13 Nga DOSJA
Rama mbledh nesër dhe pasnesër në Tepelenë kabinetin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e radhës pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku bëhet me dije se do të mbledh kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë më 28-29 korrik. Ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani.

Burimet bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijojë me të tjera ndryshime. Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, Evis Kushi do të zëvendësohet në këtë mbledhje.

Ndonëse mbledhja dje u zhvillua me dyer të mbyllura, u mësua dhe mesazhi që Rama i drejtoi kryebashkiakëve dhe deputetëve të tij. “Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK-ut. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare”, ka thënë ai.

Sondazh

Poll