Politike

'Rama do i jepte kazino..'/ Arrestimet e SPAK, Berisha: Gjoka akuzohet për vrasje, Bistri 'përbindësh i krimit'

Berisha tha se Gjoka është një nga banditët kryesorë që ka grabitur toka në Velipojë me ndihmën e Ramës.

27 Korrik 2023, 12:50 Nga A.B
'Rama do i jepte kazino..'/ Arrestimet e SPAK, Berisha: Gjoka akuzohet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar edhe aksionin e fundit të SPAK ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales, Oltion Bistri dhe prokurori Xhevahir Lita. Berisha tha se Gjoka është një nga banditët kryesorë që ka grabitur toka në Velipojë me ndihmën e Ramës. Ndërsa për Oltion Bistrin u shpreh se është një nga ekssponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan.

PJESË E DEKLARATËS:

Krahas shkarkimit të Damian Gjiknurit, numrit dy të PS, sot është njoftuar arrestimi i disa krerëve të botës së krimit shtetëror dhe të lidhur me shtetin.

Sot është arrestuar Pëllumb Gjoka, një nga banditët kryesorë, një njeri, i cili me ndihmën e Edi Rramës, ka grabitur rreth 100 mijë metra katrorë në Velipojë. Akuzohet edhe për vrasje njerëzish.

Pëllumb Gjoka ka një motel këtu, të cilit Edi Rama i ka dhënë apo donte t’i jepte pesë yje dhe kazino. Pëllumb Gjoka ishte po kaq i afërt me Edi Rramën sa Damian Gjiknuri. Por mbi Pëllumbin ishte Bistri. Bistri është një nga eksponentët e krimit në Shqipëri dhe Ballkan. Ai drejtonte Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit. Oltion Bistri është një përbindshëm i krimit. Nga hajdut ordiner te autor i të gjitha llojeve të dhunimit të ligjit.

Ai zbatonte urdhrat e prokurorisë për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tij në krim, ndaj edhe ata ia mbathnin lirshëm se njoftoheshin para se të ekzekutohej urdhri. Të gjithë ata që zbatojnë ligjin, do kenë mbështetjen e plotë të PD.

sali berisha

Sondazh

Poll