Politike

Çela: Shitblerja e votave në Kukës nën kërcënimin e armëve nga PS, SPAK dhe policia nuk reagojnë

Isuf Çela, i cili është drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Kukësit, denoncoi sot shkeljet, abuzimet zgjedhore duke ia atribuar PS-së, për të fituar bashkitë e këtij qarku më 14 maj 2023

27 Korrik 2023, 12:21 Nga DOSJA
Çela: Shitblerja e votave në Kukës nën
Isuf Çela me anëtarë të PD

TIRANË- Isuf Çela, i cili është drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Kukësit, denoncoi sot shkeljet, abuzimet zgjedhore duke ia atribuar PS-së, për të fituar bashkitë e këtij qarku më 14 maj 2023. Ai tha se në këtë qark u provua ndër të tjera edhe shitblerja e votave nën kërcënimin e armëve, nga të afërmit dhe familjarët e kandidatëve të PS-së, por deri më sot asnjë institucion si policia dhe SPAK nuk kanë reaguar. Ndër të tjera ai shtoi se është faktuar shantazhi, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida shtetërore e të gjitha institucioneve të këtij shteti. Isuf Çela tha në shenjë këmbane alarmi se e gjithë administrata u vu në funksion të blerjes së votave.

“Denoncojmë farsën elektorale të ushtruar nga regjimi i Rilindjes në zgjedhjet e 14 majit, në tri Bashkitë e qarkut të Kukësit, në atë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Faktet treguan se zgjedhjet e 14 majit në tri Bashkitë e qarkut Kukës nuk përmbushën asnjë kriter apo standard demokratik për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Është faktuar shantazhi, kërcënimet, presionet që kanë bërë piramida shtetërore e të gjitha institucioneve të këtij shteti. Sistemi i patronazhimit funksionoi në çdo hallkë, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. KQZ nuk ka reaguar, por vetëm heshti. Është provuar nga aktivistë të PD-së dhe të koalicionit “Bashkë Fitojmë” veprimtaria e shitblerjes së votave edhe nën kërcënimin e armëve nga të afërmit dhe familjarët e kandidatëve të Partisë Socialiste. Është bërë raportim në polici dhe kallëzim në SPAK. As njeri, as tjetri institucion nuk ka reaguar. Kallëzimet ende presin në sirtarët e tyre. E gjithë administrata u vu në funksionim të blerjes së votave. Të gjitha sa thamë më lart do të listohen në secilën Bashki. Regjimi i Rilindjes e bleu varfërinë e qytetarëve të qarkut të Kukësit si qarku më i varfër në vend, gjendje në të cilën e ka katandisur këtë qark në korrupsion, varfëri dhe shpopullim“.

 

Sondazh

Poll