Politike

'Nuk e ke marrë vesh që shqiptarët kanë besim te unë?'/ Berisha pyetet për 'dëshmitarin': Nuk tradhtohen nga unë

Berisha tha se dëshmitari është i sigurtë.

27 Korrik 2023, 12:55 Nga A.B
'Nuk e ke marrë vesh që shqiptarët kanë besim te
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëshmitar në lidhje me hotelet e Damian Gjiknurit. Ai u pyet nga gazetarët se për cilin dëshmitar bëhet fjalë, por Berisha tha se dëshmitari është i sigurtë.

Më tej, ai shtoi se njerëzit kanë besim te ai pasi nuk i tradhton. 

'Dëshmitari është shumë i sigurtë, se ka qenë në brendësi të asaj ngjarje. A e dëgjove arkitekten që tha mos i dërgo më fatura Zotos. Zotëria është një qytetar i guximshëm, njeri i ndershëm, jam i bindur se nëse hetohet mund të dëshmojë shumë'

Nuk e ke marrë vesh që shqiptarët kanë besim te Sali Berisha, kanë besim te unë. As nuk tradhëtohen, as ashtu, unë bëj publikisht të dhënat. Nuk i them njeriu që mos shko në prokurori, ndonjëherë i them dhe shko, kshu shkoni... 

sali berisha

Sondazh

Poll