Politike

Basha takohet me Kryeministrin italian Conte, kreu i PD-së: S’do lejojmë të na sundojë krimi dhe paligjshmëria

16 Tetor 2019, 07:28 Nga DOSJA
Basha takohet me Kryeministrin italian Conte, kreu i PD-së: S’do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin italian Giuseppe Conte. Në një status në rrjetet sociale, Basha e ka pasqyruar këtë takim edhe me anë të një fotoje ku shihet teksa shtrëngon duart me kryeministrin italian.

Krahas fotos, Basha shkruan se është koha për ndryshim dhe se nuk do të lejojë që Shqipërinë ta mundë krimi.

Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.

Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”– shkruan Basha.

Giueseppe Conte zhvilloi dje një vizitë në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta. Conte deklaroi se vendi i tij mbështet integrimin e Shqipërisë. Numri një i qeverisë italiane bëri dhe thirrje për zgjedhjen e krizës politike duke kërkuar dialog pa kushte mes opozitës dhe maxhorancës. Në fund ftoi dhe Ramën për një vizitë zyrtare në Romë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me giuseppe conte giuseppe conte lulzim basha basha takim me giuseppe conte giuseppe conte lulzim basha

Sondazh

Poll