Bota

Kërcënimi i serbëve në Policinë e Kosovës/ Osmani: Vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale

Teksa dënoi kërcënimet, Osmani tha se ato vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

26 Korrik 2023, 15:01 Nga a.l
Kërcënimi i serbëve në Policinë e Kosovës/ Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se serbët po kërcënojnë policët e rinj në Policinë e Kosovës, që janë bashkëkombës të tyre. Teksa dënoi kërcënimet, Osmani tha se ato vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të PK-së nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Kanali serb t.me/ BunkerSrb në platformën ruse telegram kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

vjosa osmani

Sondazh

Poll