Bota

Përplasja fatale me 18 viktima mes bandave në burgun në Guayaquil, presidenti i Ekuadorit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Masa, gjendja e dytë e jashtëzakonshme që Lasso ka urdhëruar në më pak se 24 orë, do të jetë në fuqi për 60 ditë dhe urdhëron mobilizimin e menjëhershëm të ushtrisë dhe policisë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e burgjeve.

26 Korrik 2023, 14:54 Nga a.l
Përplasja fatale me 18 viktima mes bandave në burgun në
Guillermo Lasso

EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore në të gjithë burgjet e vendit dhe ka autorizuar forcat e armatosura të rimarrin kontrollin e burgjeve, pas dhunës në burgun më famëkeq të vendit që la 18 të vdekur dhe një sërë protestash në të cilat të burgosurit mori peng gati 100 roje.

Masa, gjendja e dytë e jashtëzakonshme që Lasso ka urdhëruar në më pak se 24 orë, do të jetë në fuqi për 60 ditë dhe urdhëron mobilizimin e menjëhershëm të ushtrisë dhe policisë në përpjekje për të rimarrë kontrollin e burgjeve.

Përleshjet, duke përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime, midis bandave të organizuara kriminale janë ndezur që nga e shtuna në burgun Penitenciaría del Litoral në qytetin e Guayaquil. 

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 18 të burgosurve pas përleshjeve të regjistruara që nga e shtuna”, shkroi prokuroria në Twitter të martën, duke shtuar se më shumë se 10 persona, përfshirë një oficer policie, u plagosën gjatë incidenteve.

Penitenciaría del Litoral ka një kapacitet për rreth 9,500 të burgosur, por në tremujorin e parë të këtij viti e tejkaloi këtë numër me gati 3,000, shkruajnë mediat e huaja. 

Konsiderohet si një nga burgjet më të rrezikshëm në Ekuador. Një betejë bandash në vitin 2021 vrau 119 të burgosur . Në prill, 12 të burgosur u vranë dhe tre u plagosën gjatë një trazire.

guillermo lasso

Sondazh

Poll