Bota

Ministri rus i mbrojtjes mbërrin në Penian, konfirmohen marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Sipas mediave të huaja, Shigou do të qëndrojë në Penian gjatë periudhës kohore 25-27 korrik.

26 Korrik 2023, 14:26 Nga a.l
Ministri rus i mbrojtjes mbërrin në Penian, konfirmohen
Sergey Shoigu

RUSI-  Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu ka mbërritur në Korenë e Veriut, duke konfirmuar kështu marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas mediave të huaja, Shigou do të qëndrojë në Penian gjatë periudhës kohore 25-27 korrik.

Ministri rus i mbrojtjes mbërrin në Penian, konfirmohen
Takimi

Nga pamjet e publikuara nga Sky News, Sergei Shoigu shfaqet duke u përshëndetur nga homologu i tij koreano-verior Kang Sun Nam. 

Të dy vendet kanë pasur marrëdhënie relativisht të ngushta për dekada, që kur Rusia mbështeti Korenë e Veriut gjatë Luftës së Koresë - dhe SHBA-ja mbështeti Korenë e Jugut. 

Dhe që nga shtatori i kaluar, ka pasur zhurma midis burimeve të inteligjencës amerikane se Koreja e Veriut po ndihmon Rusinë me municione. SHBA pretendoi në mars se Rusia po ofronte edhe ushqim në këmbim të armëve.

sergey shoigu

Sondazh

Poll