Bota

50 balena pilot ngordhin në brigjet e plazhit Cheynes, vendasit në 'aksion' për të shpëtuar të tjerat

Ato mund të gjenden në ujërat e Hemisferës Jugore dhe Oqeanit Atlantik të Veriut.

26 Korrik 2023, 14:10 Nga a.l
50 balena pilot ngordhin në brigjet e plazhit Cheynes, vendasit në
Balena në Australi

AUSTRALI-  Më shumë se 50 balena kanë ngordhur në Australinë Perëndimore, ndërsa zyrtarët dhe vullnetarët po përpiqen për të shpëtuar dhjetëra të tjerë të ngecur në ujërat e cekëta.  Në një deklaratë në Facebook, Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra të Australisë Perëndimore tha se një grup i madh balenash pilot me krahë të gjatë u panë mëngjesin e së martës pranë bregut jugor të shtetit, shkruan CNN.

“Mjerisht, 51 balena kanë ngordhur brenda natës pas një bllokimi masiv në plazhin Cheynes”, tha agjencia, duke shtuar se stafi dhe qindra vullnetarë po përpiqeshin të shpëtonin 46 balena të tjera duke i kthyer në ujë të thellë.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon dhjetëra balena – disa të shtrira anash, të tjera në shpinë – duke përplasur bishtin e tyre në ujërat e cekëta. Një video tjetër tregon balenat grumbull së bashku, duke qëndruar pa lëvizur. 

Balenat pilot me pendë të gjata, të cilat mund të rriten deri në 7.6 metra të gjata, identifikohen nga ngjyra e tyre e zezë dhe balli bulboz. Ato mund të gjenden në ujërat e Hemisferës Jugore dhe Oqeanit Atlantik të Veriut.

australi

Sondazh

Poll