Bota

Bilanci TRAGJIK/ Shkon në 34 numri i të vdekurve nga zjarret në Algjeri, në terren zbarkojnë 8 mijë zjarrfikës

Autoritetet gjithashtu bëjnë me dije se, rreth 8,000 zjarrfikës po luftojnë për të vënë në kontroll flakët.

26 Korrik 2023, 14:43 Nga a.l
Bilanci TRAGJIK/ Shkon në 34 numri i të vdekurve nga zjarret në
Zjarr në Algjeri

ALGJERI- Shkon në 34 numri i të vdekurve nga zjarret në rajonet e Algjerisë, mes të cilëve 10 ushtarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme, pasi një valë e të nxehtit është përhapur në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Evropën Jugore, shkruajnë mediat e huaja. 

Autoritetet gjithashtu bëjnë me dije se, rreth 8,000 zjarrfikës po luftojnë për të vënë në kontroll flakët. Ministria e Brendshme tha se po vazhdon operacionet e saj të shuarjes së zjarrit në rajonet Boumerdes, Bouira, Tizi Ouzou, Jijel, Bejaia dhe Skikda. 

zjarr ne algjeri

Sondazh

Poll