Bota

Tajfuni Doksuri që godet Filipinet! Dy persona humbin jetën

26 Korrik 2023, 14:57 Nga f.i
Tajfuni Doksuri që godet Filipinet! Dy persona humbin jetën
pamje nga ngjarja

FILIPINE-Një tajfun i fuqishëm solli përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Filipine, duke vrarë të paktën dy person, thanë autoritetet në vend, raportojnë mediat e huaja.

Një adoleshent vdiq në qytetin malor të Baguio, kur një grumbull dheu groposi shtëpinë e tij, ndërsa në provincën Isabela, një grua e moshuar që shiste bukë me biçikletë vdiq kur u godit nga një pemë kokosi që binte.

Stuhia e fuqishme ka sjellë përmbytje, rrëzimin e pemëve, ndërprerje të energjisë, ndërsa rreth 16,000 njerëzve po evakuohen në fshatrat e afërt dhe shkolla.

tajfun filipine

Sondazh

Poll