Bota

MOTI ekstrem në Itali/ Shi në veri, zjarr në jug, shkon në 5 numri i viktimave, cilat janë zonat më të prekura?

Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare. Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

26 Korrik 2023, 13:58 Nga a.l
MOTI ekstrem në Itali/ Shi në veri, zjarr në jug, shkon në 5
Zjarr në Italy

ITALI- Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit - me stuhi vdekjeprurëse në veri dhe zjarre në Siçili si dhe disa rajone të tjera jugore. Një çift rreth të 70-ave u gjetën të vdekur në një shtëpi pushimi pranë Palermos, pasi zjarri erdhi afër kufirit të aeroportit të qytetit. 

Në afërsi të qytetit ka humbur jetën edhe një grua 88-vjeçare. Disa pjesë të qytetit të Katanias mbetën pa ujë dhe energji pasi kabllot u dogjën në temperatura që u ngjitën në 47.6C të hënën.

Në Kalabri, në lindje të Siçilisë, një burrë 98 vjeç u bllokua nga flakët në shtëpinë e tij dhe vajza dhe dhëndri i tij pësuan djegie ndërsa përpiqeshin ta shpëtonin, shkruan BBC. 

Një zjarr në rajonin Foggia, në brigjet e Adriatikut të Italisë, detyroi evakuimin e 2,000 njerëzve nga hotelet dhe kampingjet. Zjarri iu afrua Viestes nga një park kombëtar aty pranë. Stuhitë në veri, ndërkohë, morën dy jetë të martën – viktima të rënies së pemëve.

Tornadot, stuhitë breshëri dhe erërat e forta deri në 110 km/h (70 mph) goditën Lombardinë dhe rajone të tjera veriore. Chiara Rossetti, 16 vjeç, ishte në një udhëtim në kampin veror të skautëve kur tenda e saj u godit nga një pemë në provincën e Brescias. 

zjarr ne itali

Sondazh

Poll