Bota

Dita e parë e punës si vrojtuese plazhi/ 19-vjeçarja në Itali shpëton 5 persona, duartrokitet nga pushuesit

Ajo veproi edhe pa pajisjen e saj 'Baywatch', e cila nuk kishte arritur ende në plazh. 

26 Korrik 2023, 14:38 Nga a.l
Dita e parë e punës si vrojtuese plazhi/ 19-vjeçarja në
Noemi Marangoni

ITALI- Një roje plazhi 19-vjeçare shpëtoi pesë persona në ditën e saj të parë në punë në Sabaudia në jug të Romës të premten e kaluar, raportoi të hënën e përditshmja romake Il Messaggero. 

Noemi Marangoni, nga Pontinia, shpëtoi një burrë të moshuar, tre të tjerë që ishin përpjekur ta nxirrnin jashtë dhe një burrë tjetër nga rrymat në plazhin Bufalara pranë Latina, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo veproi edhe pa pajisjen e saj 'Baywatch', e cila nuk kishte arritur ende në plazh.  Noemi u fut në ujë dhe të gjitha ndërhyrjet rezultuan me sukses pasi njerëzit u rikthyen në breg shëndoshë e mirë. Ky rekord i saj në ditën e parë të punës u prit plot me duartrokitje nga pushuesit që i dhanë shumë komplimente.

noemi marangoni

Sondazh

Poll