Politike

"Ta gëzojmë vulën"/ Shpërthimi i Jemin Gjanës kur mendoi se u fikën kamerat (VIDEO)

Sipas tij, fakti që vula nuk gjendej në zyrat e partisë u bë shkak që të prodhohet një e re.

26 Korrik 2023, 12:19 Nga A.B
"Ta gëzojmë vulën"/ Shpërthimi i Jemin Gjanës
Jemin Gjana

TIRANË- Jemin Gjana, me një mbyllje epike 'off the record' të konferencës së shtypit, ka sintetizuar thelbin e luftes së shefit të tij, Lulzim Basha. Kur mendoi se kamerat ishin fikur dhe biseda ishte e lirë, Gjana ka lëshuar urimin për qokën e vërtetë të Lulit: Ta gëzojme vulën!

Sipas tij, fakti që vula nuk gjendej në zyrat e partisë u bë shkak që të prodhohet një e re.

“Më duket shumë e rëndomtë që dikush ta marrë vulën në xhep. Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vulën nuk e kam unë. Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula”.

Ai konfirmoi se anëtarësia e Partisë Demokratike është tkurrur në mënyrë drastike. Në konferencë Gjana sqaroi se tashmë Partia Demokratike ka diçka më shumë se 25 mijë anëtarë, ndryshe nga mbi 75 mijë që kanë qenë në vitin 2021./Dosja.al

jemin gjana

Sondazh

Poll