25 Korrik 2023, 19:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në fillim të këtij viti qeveria lajmëroi shtetëzimin e prodhimit të pasaportave dhe dokumentave të identifikimit nga kompania franceze Aleat. Ish ministri brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se letërnjoftimet biometrike do të prodhoheshin nga kompania shtetërore IdentiTek, ndërsa sqaroi se me kalimin e këtij shërbimi nga privati tek shteti, do të ketë edhe mundësi për rishikimin e çmimit të tyre.
“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë,”- theksoi Çuçi.
Prodhimi i pasaportave u shtetëzua. Konçesioni i shtrenjtë i francezëve, që u mori shqiptarëve mbi gjysmë miliardë euro përfundoi. Por qeveria nuk i uli çmimet.
Një javë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ministri i ri i Rendit, Taulant Balla, firmosën udhëzimin, që përcakton tarifat e reja për pajisjen e qytetarëve me dokumente biometrike. Sipas tabelës së udhëzimit, tarifa për kartat e identitetit mbetet e pandryshuar në 1500 lekë. Po ashtu e pandryshuar mbetet edhe tarifa e pajisjes me pasaportë, 7500 lekë për aplikimin standard dhe 18 mijë lekë për aplikimin e shpejtë. Burime nga qeveria e justifikojnë mosuljen e çmimeve, që paguajnë qytetarët për letërnjoftimet me faktin se kompania e sapokrijuar shtetërore, IdentiTek, duhet të kryejë investime. Sipas këtyre burimeve, në fazën e parë ishte e pamundur ulja e çmimeve, por qeveria do të marrë në konsideratë uljen e tyre në një fazë të mëvonshme.

Fitime miliadere, tani për shtetin.
Kompania franceeze Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv të prodhimit të dokumenteve të identifikimit në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.
Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.
Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros. Të dhënat historike tregojnë se për të gjithë periudhën 15 vjeçare Aleat arkëtoi 52.5 miliardë lekë ose gjysmë miliardë euro nga qytetarët shqiptarë për pajisjen e tyre me dokumenta identifikimi. Tashmë që monopoli i kaloi shtetit dhe qeveria nuk i uli çmimet, fitimet marramendëse do të shkojnë në arkën e qeverisë për t;u menaxhuar nga burokratët e shtetit./Oligarkia
pasaporta shqiptare kompania aleat
Politike
25 Korrik 2023, 19:31
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se përjashtimi i mbi 50 mijë an...
Politike
25 Korrik 2023, 19:16
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka nisur sërish ...
Politike
25 Korrik 2023, 17:27
f.i
Petro Koçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi teksa foli për mbledhjen e Asamblesë të Partis...
Politike
25 Korrik 2023, 15:44
Kuvendi
TIRANE- Institucioneve publike dhe atyre kushtetuese u është kërkuar të bëjnë riverifikim të pastërtis&eum...
Politike
25 Korrik 2023, 15:02
Dorjan Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në një deklaratë nga selia blu ho...
Politike
25 Korrik 2023, 14:32
A.B
Skerdjan Dhuli dhe Jemin Gjana
TIRANË- Jemin Gjana deklaroi se në zgjedhjet e grupit të Lulzim Bashës do të votojnë vet&...
Politike
25 Korrik 2023, 13:54
Indrit Stefa dhe Gazment Bardhi
TIRANE- Pas vendimit të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për t&eu...
Politike
25 Korrik 2023, 10:40
f.g
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA)
TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jet&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:49
A.B
Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:47
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesdit&...