Politike

Posti i kreut të grupit parlamentar të PS mbeti bosh....Kush pritet të zëvendësojë Taulant Ballën?

Do na duhet të presim deri në përfundimin e Asamblesë, për të mësuar se kujt ia besoi Rama këtë post

26 Korrik 2023, 10:47 Nga A.B
Posti i kreut të grupit parlamentar të PS mbeti bosh....Kush pritet
Mbledhja e PS

TIRANË- Posti i kreut të grupit parlamentar në Partinë Socialiste ka mbetur bosh. Kjo pasi Taulant Balla, i cili më parë kishte këtë pozicion, tashmë është emëruar ministër i Brendshëm, e prej pak ditësh po ushtron detyrën. 

Se kush do zëvendësojë Ballën, do mësohet sot pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila nis në orën 17:30.

Në media, prej disa kohësh përfliten disa emra potencialë të cilët mund të zëvendësojnë Ballën si drejtues grupi, e ata janë: Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu. Gjithashtu dy emra të tjerë të cilët përfliten jo zyrtarisht janë Arben Pëllumbi dhe Klotilda Bushka.

Mirëpo, do na duhet të presim deri në përfundimin e Asamblesë, për të mësuar se kujt ia besoi Rama këtë post./Dosja.al

edi rama taulant balla

Sondazh

Poll