Politike

Gara për kryetar/ “Rregullorja u nënshkrua nga Basha”, Bardhi ndërhyn gjatë intervistës, ironizon Sefa: Kanë bërë fushatë për kundërshtarët

Teksa Sefa pretendonte se rregullorja nuk kishte një pikë me numër 7, të cilës i referohej Bardhi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku i funditr ndërhyri "live" duke e sqaruar kolegun e tij demokrat.

25 Korrik 2023, 20:50 Nga k.m.
Gara për kryetar/ “Rregullorja u nënshkrua nga Basha”,
Gazment Bardhi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin. I ftuar në emisionin “Frontline” foli për garën për kryetar në Partinë Demokratike dhe zgjedhjet që pritet të mbahen më 29 korrik. 

Teksa Sefa pretendonte se rregullorja nuk kishte një pikë me numër 7, të cilës i referohej Bardhi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku i funditr ndërhyri "live" duke e sqaruar kolegun e tij demokrat. Por sërish Indrit Sefa ka ironizuar vendimin e Bardhit, duke u shprehur se kush bën fushatë për subjekt tjetër, nuk ka të drejtë që të votojë për kryetar në PD, duke justifikuar kështu anëtarët e zhdukur nga listat e Partisë Demokratike.

PJESË NGA REAGIMET:

Reagimi i Bardhit: Zotëria ka draftin e punuar nga grupi i punës i dorëzuar ne dhjetor prej tyre që është shqyrtuar nga Këshilli Kombëtar; i cili ne 4 ore mbledhje ka bere ndryshime te shumta ne rregullore dhe zotëria ne studio e di këtë. Rregullorja është e protokolluar, arkivuar dhe nënshkruar nga Basha si kryetar i PD! 7 deputetë që kanë marrë pëlqimin dhe kërkojnë ndërhyrjen e sekretarit të Përgjithshëm për të ndalur zgjedhjet e 29 Korrikut.

Indrit Sefa: Nëse ke bërë fushatë për Ilir Metën si do zgjedhësh kandidatin e PD-së? Në çfarë zgjedhjesh kandidonte Berisha? Me cilën parti, subjekt? PD duhet të tregojë se nuk është nën kurriz të non-gratës, duke dalë me alternativë për qytetarët. Rama bën 10 vite që bën opozitë. Ne duhet të jemi antipodi i Ramës. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë njeri nga PD, njerëzit kanë bërë zgjedhjen e vetë për t’u larguar. Rast i tillë është dhe Igli Cara, i cili zgjodhi të kandidojë për një subjekt tjetër. Nuk mund të jesh anëtar i Kryesisë së PD-së nëse kandidat për një tjetër subjekt.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

gazment bardhi indrit sefa zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll