Politike

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje qetësie!

Krahas reagimit të tij, Bardhi ka nxjerrë edhe dokumentat, në të cilat pretendon se është bazuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

25 Korrik 2023, 23:08 Nga k.m.
Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje deklaratës së shtyp të fraksionit të drejtuar nga Lulzim Basha. Krahas reagimit të tij, Bardhi ka nxjerrë edhe dokumentat, në të cilat pretendon se është bazuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Postimin e ka përfunduar edhe me nota ironie. 

Gazment Bardhi: Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen!

DOKUMENTAT:

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e KomisionitVazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e KomisionitVazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll