Politike

PËRPLASJA në PD/ Reagon sërish Basha: Do bëjmë ndarjen përfundimtare me të shkuarën. Askush nuk e ndal dot këtë

Në të kaluarën termin "e shkuara" është përdorur nga ish-kryedemokrati për t'ju referuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

25 Korrik 2023, 19:16 Nga k.m.
PËRPLASJA në PD/ Reagon sërish Basha: Do bëjmë ndarjen
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka nisur sërish në selinë blu. Zyra e tij për shtyp ka shpërndarë një fjalë tijën lidhur me situatën e ndodhur në PD-së, duke u shprehur se partia që ai dikur ka drejtuar është në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE; ndaj dhe me zgjedhjet që pritet të mbahen më 29 korrik, sipas tij do të bëjë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Në të kaluarën termin "e shkuara" është përdorur nga ish-kryedemokrati për t'ju referuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

"Askush nuk do të mund ta ndalë këtë sado të përpiqet. Demokratët dhe shqiptarët nuk do të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund modelit të përbaltjes,"-tha Basha ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës së parë dhe ka për mision të kthehet një orë e më parë në detyrën që i ka ngarkuar historia dhe shqiptarët, në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Askush nuk do të mund ta ndalë këtë sado të përpiqet. Demokratët dhe shqiptarët nuk do të mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund modelit të përbaltjes.

Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë. Ne do të ndërtojmë një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për të çliruar sistemin politik dhe atë ekonomik përmes: Listave të hapura; Vetting-ut në politikë; Kufizimit të mandateve; Votës së diasporës; Zgjedhjes së Presidentit nga populli. Ne do të ndërtojmë një parti moderne, që reflekton kërkesat e kohës, shoqërisë dhe nevojave të saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t'u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

zgjedhjet e reja ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll