Politike

I përgjigjet Bashës? Përplasja në PD, Gazment Bardhi: Po kthehemi në një parti private! Kjo rrugë është e gabuar, s'ka garanci për të ardhmen

Gazment Bardhi tha se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet.

25 Korrik 2023, 19:31 Nga k.m.
I përgjigjet Bashës? Përplasja në PD, Gazment Bardhi: Po
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se përjashtimi i mbi 50 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike, është asgjë më tepër se një damkë turpi. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Gazment Bardhi tha se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Por, sipas tij, vendimet e ndërmarra nga Basha po e kthejnë PD-në në një parti private. 

"PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj,"-shkruan Gazment Bardhi.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll