Politike

Ankandi i parqeve eolike, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin më të ulët 44.88 Euro/MWh

Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar çmimin 44.88 Euro/MWh. Kjo kompani është paraqitur në ankand me një bashkim me kompaninë shqiptare KMW.

25 Korrik 2023, 22:53 Nga k.m.
Ankandi i parqeve eolike, francezët e TOTAL ofrojnë çmimin
Belinda Balluku

Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur sot pasdite me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse. Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar çmimin 44.88 Euro/MWh. Kjo kompani është paraqitur në ankand me një bashkim me kompaninë shqiptare KMW.

Ndërkohë kompania austriake “Verbund” ka ofruar çmimin prej 74.95 Euro/MWh dhe subjekti i tretë i kualifikuar që ishte bashkimi i përkohshëm i Shoqërisë shqiptare “BRD” Sh.p.k, me kompanitë turke turke “Guris Insaat Ve Muhendislik A.S”, dhe “Mogan Energy A.S” ka ofruar 74 Euro/MWh.

Kapaciteti total i 3 projekteve është 222.48 MW. Zyrtarët e MIE kanë deklaruar gjatë ankandit se në përputhje me dokumentet e procedurës konkurruese dhe bazuar në këshillimin e ekspertëve të BERZH, të tre subjektet që kanë paraqitur ofertën ekonomike, të cilat janë nën çmimin tavan të propozuar nga MIE, janë shpallur fituese të ankandit.

Duke marrë fjalën në ceremoni Zv.Kryeministrja Balluku tha: Kemi nisur punën në 15 Qershor të 2021-shit, 25 muaj më parë. Kur i kam shpjeguar kryeministrit që ishim gati për të hapur garën për parkun eolik, u gëzua pa masë, por kur i thashë se sa muaj do të merrte, filluan debate mes palëve. Ne kemi nevojë të ecim përpara sa më shpejt. Këto 2 vite ja kanë vlejtur, ka qenë kohë e gjatë pritje për të tjerët. Në parqet voltaike, shteti shqiptar ka vënë në dispozicion tokën. Këtë radhë kemi instrument të ri, investitori, duhet të merrte parasysh dhe gjetjen e tokës. Kemi porositur një studim analitik që tregonte se si duhet të ndërtohen në territorin e Shqipërisë parqet eolike. Duke i vënë në dispozicion këtë analizë, ne kemi vënë gurin e parë të këtij procesi.

Ky është ankandi i parë i këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. 14 kompani kombëtare dhe ndërkombëtare kanë marrë pjesë në fazën e parë të ankandit. Çmimi mesatar i përfituar nga kjo procedurë është shumë më i ulët nga çmimet mesatare të përftuara nga ankande të ngjashme për energjinë e erës.

Në raundin e fundit të ankandit të këtij viti në Gjermani, çmimi mesatar i dhënë ishte 73.40 euro/MWh (78 dollarë/MËh), pasi qeveria ngriti çmimet maksimale të ofertës me një të katërtën, duke reflektuar presionet inflacioniste mbi kostot e projektit dhe rritjen e normave të interesit.

Ndërsa në ankandin e fundit francez të erës në tokë, u dhanë 73 projekte me një kapacitet total prej 1156 MW, të cilat do të prodhojnë energji elektrike për një çmim mesatar prej 85.29 €/MWh.

belinda balluku

Sondazh

Poll