Politike

Urdhërarresti për Ahmetajn dhe dorëheqja nga Komisioni, Koçi: Parlamenti gaboi! Reagon Akademia: Dështoi bllokimi pa votë i projektligjin

25 Korrik 2023, 17:27 Nga f.i
Urdhërarresti për Ahmetajn dhe dorëheqja nga Komisioni,
Petro Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi teksa foli për mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste, që do të mbahet ditën e nesërme, u ndal dhe te kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

“Siç përfundon viti shkollor edhe politika merr njëlloj pushimi të vogël. Mendoj që në përgatitje të këtij sezoni politik PS mbledh asamblenë. Arsye ka shumë, por edhe fitorja në zgjedhje besoj do të jetë edhe një arsye, por edhe diskutime për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme”, tha Petro Koçi.

Koçi në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh i rezervuar duke thënë se nuk ishte në qeveri, ndërsa për largimin nga vendi të ish-zëvendëskryeministrit, ai u shpreh është zgjedhje personale.

“Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët. Nuk mundet që parlamenti, komisioni i Mandateve dhe i parlamentit, të lëshojë lloj-lloj episodesh që mund të mos kenë interes penal, por politik. Ndaj edhe këtu duhet kujdes, pasi jo më kot SPAK ka thënë se nuk duhet të rrezikuar sekreti hetimor, dhe duke folur kaq shumë edhe mund të kenë dalë. Pra këto e ndihmojnë. Personat që kanë fuqi për të rrëzuar prova dhe penguar dëshmitarë nuk ka nevojë që të kenë imunitet”,- tha Koçi.

Koçi ka prekur edhe largimin e tij, ku një përgjigje ka ardhur edhe nga Akademia e Shkencave.

“Në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe deputetit Beqiraj. Një projekt që gëzonte mbështetjen e shumicës së komunitetit akademik. Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputetëve të opozitës dhe reduktimit të prezencës deri në mungesë kuorumi. E dyta sepse disa kolegë të maxhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok duke e mundësuar taktikën e opozitës për të rrëzuar kuorumin”, ka deklaruar deputeti Petro Koçi.

Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

Kryesia e ASHSH për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar komisioni dhe dështimin e përpjekjeve për ta bllokuar pa votë projektligjin e Akademisë së Shkencave. Shprehim vlerësim e keqardhje për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar i komisionit të edukimit e mjeteve të informimit publik: vlerësim për integritetin e tij politik e qytetar që tregoi me këtë akt dhe keqardhje, sepse, në këto kushte, dorëheqje duhet të japë kryetarja e komisionit, e cila bllokoi punën e komisionit për motive qartësisht politike, në kundërshtim me çdo procedurë e precedent parlamentar.

Argumenti e arsyeja kryesore e dorëheqjes shprehur publikisht nga deputeti Petro Koçi: moslejimi i votimit të projektligjit të ASHSH në komision, çka do të thoshte rrëzim i tij pa votë si dhe shfaqja prapa këtij skenari, si urdhërues, i personit që ideoi shkatërrimin e Akademisë së Shkencave në vitin 2007, duke e zhveshur atë nga strukturat bazë të saj, tregojnë se në kundërshtimin e projektligjit të ASHSH nuk kishte e nuk ka asgjë parimore.

Me votimin e ligjit në komision e më tej në Kuvend, u ndal një përpjekje e re për të politizuar e rishkatërruar Akademinë e Shkencave. Me këtë akt shumica parlamentare tregoi se Akademia nuk varet as nga Kuvendi, as nga Qeveria dhe se bashkëpunimi midis tyre bazohet mbi autonominë e liritë akademike.

arben ahmetaj petro koçi

Sondazh

Poll