Politike

Dëshmitari okular: Si u zëvendësuan emrat për Kryesi nga Jemin Gjana me urdhër të Bashës

Dhuli thotë se në zgjedhjet e kryesisë së PD-së, më 18 janar 2019, Gjana ka fshirë nga lista gjysmën e demokratëve, me urdhër të Lulzim Bashës.

25 Korrik 2023, 14:32 Nga A.B
Dëshmitari okular: Si u zëvendësuan emrat për Kryesi nga
Skerdjan Dhuli dhe Jemin Gjana

TIRANË- Jemin Gjana deklaroi se në zgjedhjet e grupit të Lulzim Bashës do të votojnë vetëm 25 mijë anëtarë, një shifër që tregon një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor 2021, ku në lista ishin 75 mijë anëtarë. Pas kësaj deklarate ka reaguar Skerdjan Dhuli i cili thotë se në zgjedhjet e kryesisë së PD-së, më 18 janar 2019, Gjana ka fshirë nga lista gjysmën e demokratëve, me urdhër të Lulzim Bashës.

POSTIMI:

Një histori me Jeminin. Në 18 Janar 2019 zgjidhej kryesia e PD. Në sallën e mbledhjeve të kryesisë numëroheshin votat.

Jemini kryetar komisioni.
Unë e Roland Bejko në sallë (dhe dy miq tanët) mbanim shënim votat.
Urdhëri i Lulit ishte që Ervin Salianji e Roland Bejko duheshin lënë jashtë kryesisë...
Zbatues urdhrash për të tilla raste ishte gjithmonë Jemini me asistencën ekselente të Albana Vokshit, asokohe e besuar e Lulit dhe kamikaze e hekurt për manipulim votash.
Bert Avduli që ishte i vjetër nga këto punë e i mësuar me hilet e Jeminit por që nuk bënte kompromis me dinjitetin dhe emrin e tij, votat që numëronte i mbante vetë, nuk i bashkonte me Jeminin e Albanën...
Më i votuari del Noka e i dyti Malltezi sipas asaj që vetë tha Jemini.
Katastrofë sesi votonte ai këshill, po nejse...
Ndërkohë unë e Landi akoma në sallë.

Çbën Jemini ? Me urdhër të Lulit nxjerr proçesverbalin që më të votuarit paskishin qenë Tomor Alizoti e Jorida Tabaku. O zot

Nejse, shumë kohë më pas Jemini e pranoi që ai ishte urdhëri i Lulit, sepse ishte e përcaktuar kush do dilte në kryesi dhe votimi i Këshillit Kombëtar ishte fasadë.

Tani i njëjti Jemin, paska fshirë nga lista gjysmën e demokratëve. Gjithmonë me urdhër të Lulit... E kuptoni ku e çojnë turpin këta ?

skerdjan dhuli jemin gjana

Sondazh

Poll