25 Korrik 2023, 13:54
Nga DOSJA
Indrit Stefa dhe Gazment Bardhi
TIRANE- Pas vendimit të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për të mbledhur ditën e enjte Këshillin Kombëtar të PD-së, një reagim është përcjellë nga Indrit Stefa. Ai tha se kjo nuk është kompetencë e tij, dhe se nuk ka të drejtë.
I ftuar në "Euronews Albania", Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Stefa, tha se një vendim i tillë është nul, pasi në asnjë nen të Statutit, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar. Më tej ai sqaroi se për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar, duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë. Më tej, Kryesia shqyrton kërkesën dhe miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
“Me çfarë kompetence e ka thirrur z. Bardhi? Lexoni statutin dhe më thoni në cilën dipozitë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sekretari nuk e mbledh Këshillin Kombëtar. Për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar, duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar. Kryesia shqyrton kërkesën, shikon nëse janë anëtarë të Këshillit dhe nëse janë të tillë miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha Sefa.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së, pas kërkesës së 7 deputetëve për anulimin e zgjedhjeve për kryetar. Mbledhja parashikohet të mbahet në orën 19:00, ndërsa në njoftimin e bërë publik për mediat sqarohet se Bardhi e ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti. Mbledhja parashikohet që të zhvillohet online, dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.
Politike
25 Korrik 2023, 10:40
f.g
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA)
TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jet&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:49
A.B
Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:47
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesdit&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:43
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha, Ilir Meta mbajti një deklaratë për gazetarët. Ai u pyet për tem...
Politike
25 Korrik 2023, 12:39
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur për mediat se në takimin me kryedemokratin ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:19
Shkelqim Hoxha
RROGOZHINE- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:12
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do mbledhë Këshillit Kombëtar t&e...
Politike
25 Korrik 2023, 12:03
m.s
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar atë që aj...
Politike
25 Korrik 2023, 11:36
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kus...
Politike
25 Korrik 2023, 11:38
m.s
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar selisë së PD-së,...