25 Korrik 2023, 10:40
Nga f.g
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA)
TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jetë deputet. Ish-ministri dhe ish-numri dy i qeverisë nuk e ka bërë në asnjë moment lëshimin vullnetar të mandatit të deputetit duke vazhduar të përfitojë nga të njëjtat benefitet si kolegët e tij në Kuvend, edhe pse vetë është në arrati dhe Prokuroria e Posaçme, SPAK, e akuzon për tre vepra penale.
Siç shihet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, Arben Ahmetaj vazhdon të jetë deputet dhe të ketë mandatin, ndërsa një veprim i çuditshëm vjen nga familja e tij politike.
Arben Ahmetaj, deputet (Burimi: Kuvend.al)
Partia Socialiste me kryetar, kryeministrin Edi Rama, nuk e ka përjashtuar Ahmetajn nga grupi parlamentar. Edhe pse Rama e quajti Ahmetajn një zyrtar që punoi për xhepin dhe jo për shtetin, deklaratën nuk e pasoi me vepra. Një standart ky, i çuditshëm, kur në të shkuarën, Kryeministri e përjashtoi Saimir Tahirin, fill pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria. Vendimi u pasua me dorëzimin vullnetar të mandatit nga ana e Tahirit, një situatë e ngjashme edhe me rastin e ish-deputetit Armando Prenga, i cili gjithashtu e dorëzoi vetë mandatin.
Por në situatën e Ahmetajt, siç është kuptuar deri më tani, ish-ministri nuk ka në plan të dorëzojë mandatin e aq më pak të kthehet për të vijuar gjykimin.
Rasti është paradoksal në qasjen politike që vetë Partia Socialiste po i bën Ahmetajt, duke e deklaruar si "zyrtarin e xhepit e jo të shtetit", por duke e lënë ende deputet në grupin parlamentar.
Çfarë mund të kuptojmë në këtë rast? Arben Ahmetaj po pikturohet tashmë kudo si "koka" e inceneratorëve por a ka fuqi Ahmetaj që nga arratia të frenojë përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, apo të vëjë në lëvizje shtetin që pagesat për inceneratorët të vazhdojnë? A është edhe nga arratia "truri" që merr vendime?/Dosja.al
edi rama arben ahmetaj saimir tahiri mandati i arben ahmetajt
Politike
25 Korrik 2023, 12:49
A.B
Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:47
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesdit&...
Politike
25 Korrik 2023, 12:43
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha, Ilir Meta mbajti një deklaratë për gazetarët. Ai u pyet për tem...
Politike
25 Korrik 2023, 12:39
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur për mediat se në takimin me kryedemokratin ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:19
Shkelqim Hoxha
RROGOZHINE- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ...
Politike
25 Korrik 2023, 12:12
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do mbledhë Këshillit Kombëtar t&e...
Politike
25 Korrik 2023, 12:03
m.s
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar atë që aj...
Politike
25 Korrik 2023, 11:36
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana është shprehur se nuk ka dijeni se kus...
Politike
25 Korrik 2023, 11:38
m.s
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar selisë së PD-së,...
Politike
25 Korrik 2023, 11:16
A.B
Jemin Gjana
TIRANË- Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar në grupin e Lulzim Bashës, ku për postin e drejtue...