Politike

Vasili në SPAK/ Meta: S’kam asnjëlloj shqetësimi me drejtësinë, problem është që paratë e shqiptarëve digjen lumë nga korrupsioni

Ai iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me paraqitjen në SPAK të nënkryetarit të PL-së, Petrit Vasili. Në lidhje me këtë çështje, Meta u shpreh se asnjëherë nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi në raport me drejtësinë, por problemi më i madh mbetet afera e inceneratorëve.

25 Korrik 2023, 12:47 Nga DOSJA
Vasili në SPAK/ Meta: S’kam asnjëlloj shqetësimi me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesditën e sotme në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha. Ai iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me paraqitjen në SPAK të nënkryetarit të PL-së, Petrit Vasili. Në lidhje me këtë çështje, Meta u shpreh se asnjëherë nuk do ketë asnjë lloj shqetësimi në raport me drejtësinë, por problemi më i madh mbetet afera e inceneratorëve.

"Asnjëherë nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet e Ilir Metës me drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryesor është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni, që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptarë", tha Meta.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në lidhje me hetimet për lobimin 700 mijë dollarësh të LSI-së në SHBA në vitet 2016-2017. Vasili është dëshmitari i dytë që thirret në SPAK për këtë çështje, pas Endrit Braimllarit, që u mor në pyetje në prill të këtij viti për financimet e përdorura nga LSI për lobim jashtë vendit.

Sondazh

Poll