24 Korrik 2023, 20:10
Nga k.m.
Foto ilustruese
Një raport i ri i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, GI-TOC, i botuar të hënën, paralajmëron se sundimi i dobët i ligjit, krimi i organizuar dhe një ekonomi e madhe “gri” në vendet e Ballkanit Perëndimor (duke shtuar edhe këtu faktorin e luftës në Ukrainë) kanë sjellë flukse të paligjshme të paeave nga Rusia.
“Pozita gjeografike strategjike e Ballkanit, duke vepruar si një portë midis Azisë dhe Evropës Perëndimore, së bashku me një ekosistem ku bie në sy kapja e shtetit, dobësitë institucionale, krimi i organizuar dhe një ekonomi të shfrenuar në hije, e bëjnë rajonin veçanërisht të ndjeshëm ndaj IFF-ve. Ky fakt është shfrytëzuar në mënyrë aktive nga lojtarët kryesorë si Rusia, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndikuar në vendimmarrje në tregjet dhe institucionet kryesore,”-tha për BIRN Vanya Petrova, autore e raportit.
Kremlini ka përfituar vazhdimisht nga integrimi i tij në sistemin financiar perëndimor për të shfrytëzuar boshllëqet e qeverisjes përmes efektit gërryes të financave të paligjshme. Ky rrezik ka marrë dimensione të reja dhe potencialisht më të mëdha me fillimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
IFF-të globale vlerësohen të jenë me vlerë rreth 1-1.6 trilion dollarë amerikanë në vit, që përbëjnë 3-5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto botëror. Megjithatë, sipas Petrovës, në Ballkanin Perëndimor kjo shifër është rreth 6 për qind e PBB-së së rajonit.
Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, u vendosën shumë sanksione, duke përfshirë një ngrirje asestesh nga vendet e G7, përfshirë edhe rezervat ruse me vlerë rreth 315 miliardë dollarë të mbajtura në Bankën Qendrore të Rusisë.
Mënyrat e përdorura nga elitat ruse për t'ju shmangur sanksionet përfshijnë “pastrimin e parave përmes blerjes së pasurive të paluajtshme dhe aseteve të biznesit; shfrytëzimin e profesionistëve për hapjen e llogarive bankare, inicimin e transaksioneve bankare, transferimin e fondeve dhe krijimin e strukturave korporative që i mbështesin drejtpërdrejt ose indirekt; përdorimin e strukturave komplekse të pronësisë për të shmangur identifikimin; etj.
Rusët shmangin sanksionet përmes Ballkanit Perëndimor me kombinimin e tyre të kapjes së shtetit dhe medias, ndarjeve etnike që ziejnë, ritmin e ngadaltë të pranimit në BE. Sipas raportit, që nga viti 2014, Bosnja, Bullgaria dhe Serbia nuk kanë ndjekur sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë dhënë të ashtuquajturën "shtetësi për investime" edhe për qytetarët rusë, pavarësisht kritikave nga BE.
Shqipëria nuk e ka nisur ende një program të ashtuquajtur “amnistia fiskale” që do të lejonte çdo shtetas shqiptar apo të huaj të depozitonte deri në 2 milionë euro para të padeklaruara në sistemin bankar, por ende nuk i ka thënë "jo" përfundimisht.
Kontrabanda e njerëzve, armëve dhe parave të gatshme kanë lehtësuar veprimtarinë e paligjshme që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Paratë e kontrabanduara fshihen kryesisht në makina ose midis produkteve të ligjshme në kamionë transporti.
Menjëherë pas fillimit të luftës në vitin 2022, refugjatët ukrainas morën me vete para të padeklaruara duke i çuar në Evropë; psh. gruaja e një ish-deputeti ukrainas u kap në një pikë kufitare për refugjatët me 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro teksa tentoi të hynte në Hungari. Në një rast tjetër, një ish-gjeneral i shërbimit të sigurimit të Ukrainës, që dyshohet se ishte bashkëpunëtor rus, u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut me 600 000 euro cash, por edhe një shumë të madhe në dollarë amerikanë; përveç tyre kishte dhe diamante dhe smeraldë me vlerë të panjohur.
Ekziston edhe përdorimi i intensifikuar i kanaleve të fshehta për transferime të paligjshme parash në Shqipëri.
Rrjedhat shpesh bëhen të padallueshme duke u përzier me fitimet në "bizneset me intensitet parash, si restorantet, baret, sallonet e bukurisë, pikat e karburantit, parkingjet private dhe kompanitë e taksive", ku pastrohen këto para të paligjshme.
Raporti shpjegon gjithashtu se një formë tjetër e IFF-së është mashtrimi me karburantin. Kjo shpesh përfshin shmangien e tarifave doganore duke deklaruar më pak sasi të një produkti nafte. Një trend më i fundit, thotë raporti, është blerja e karburanteve me çmime më të ulëta nga Hungaria dhe rishitja në Serbi.
Tregu i vetëm i BE-së ka një politikë zero të TVSH-së për faturat ndërmjet ndërmjetësve, gjë që ka lejuar që mashtrimi me TVSH-në të lulëzojë.
Petrova thotë se: Në dhjetor 2022, Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) zbuloi atë që besohet të jetë mashtrimi më i madh i TVSH-së i hetuar ndonjëherë në BE, përgjegjës për një humbje të vlerësuar për taksapaguesit e BE-së prej 2.2 miliardë euro, përfshirë Bullgarinë dhe Kroacinë, si dhe vende të treta si Shqipëria dhe Serbia. Në përgjithësi, ky dhe keqfaturimi tregtar mbetet kanali më i spikatur përmes të cilit IFF-të rrjedhin brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor.
Faturimi i gabuar përfshin transaksione ligjore të rreme kur nuk ndodh asnjë biznes i vërtetë.
Raporti i kërkon Evropës të shkëpusë më tej ekonominë e saj nga Rusia, e po ashtu të ushtrojë kontroll ndaj investimeve strategjike ruse në Ballkan.
Marrë dhe përkthyer nga Balkan Insight
gi-toc raporti i gi-toc
Politike
24 Korrik 2023, 19:24
k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon takimet e tij me qytetarët, ku sot është ndalur në ...
Politike
24 Korrik 2023, 19:16
k.m.
Takimi në Kukes
KUKËS- Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Kukës, prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. N...
Politike
24 Korrik 2023, 18:12
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Pushimet e verës duket se do të shtyhen edhe për socialistët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Më...
Politike
24 Korrik 2023, 18:02
k.m.
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kryesia e Partisë Demokrat...
Politike
24 Korrik 2023, 17:21
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Lulzim Basha ka vendosur që të falsifikojë vulën e Partisë Demokratike, vetëm për të sh...
Politike
24 Korrik 2023, 16:22
k.m.
Indrit Sefa
TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Stefa tha në një deklaratë...
Politike
24 Korrik 2023, 16:01
k.m.
Oriola Pampuri
TIRANË- Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në...
Politike
24 Korrik 2023, 16:01
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, për ta shkarkuar nga posti...
Politike
24 Korrik 2023, 15:30
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Për shkak se doli kundër zgjedhjes së Lulzim Bashës sërish në krye të Partisë Demokra...
Politike
24 Korrik 2023, 15:24
k.m.
Taulant Balla dhe Xhelal Sveçla
TIRANË- Taulant Balla ka takuar për herë të parë si ministër i Brendshëm, homolog...