Politike

Pas Asamblesë, socialistët "takohen" sërish! Rama mbledh me 28-29 korrik kabinetin qeveritar në Tepelenë

Më 28 dhe 29 korrik kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal pune në Tepelenë.

24 Korrik 2023, 18:12 Nga k.m.
Pas Asamblesë, socialistët "takohen" sërish! Rama
Edi Rama

TIRANË- Pushimet e verës duket se do të shtyhen edhe për socialistët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Më 28 dhe 29 korrik kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar në një takim informal pune në Tepelenë.

Sipas "Euroneës", takimi do të vijë pas mbledhjes së asamblesë së PS që do të mbahet më 26 korrik në Tiranë. Por ende nuk dihen detaje lidhur me çfarë do të diskutohet në takimet e tyre, por pritet që të ketë ndryshime në kabinetin e qeverisë, fill pas emërimit më të fundit të Taulant Ballës. 

Kohët e fundit qeveria Rama është e "goditur" nga disa skandale. ndër to përmendim: çështja e inceneratorëve; arratisja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Shqipëria; abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, etj. Pritet se çfarë vendimet do të marrë numri një i qeverisë. 

edi rama rama mbledh qeverine ne tepelene

Sondazh

Poll