Politike

DOKUMENTI për "shkarkimin" e Gazment Bardhit, Oriola Pampuri firmos 2 herë...shkrimi ndryshon!

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Por kishte një gabim!

24 Korrik 2023, 16:01 Nga k.m.
DOKUMENTI për "shkarkimin" e Gazment Bardhit, Oriola Pampuri
Oriola Pampuri

TIRANË- Lulzim Basha duket se ka vendosur që të heqë nga rruga e tij çdo pengesë për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike. Ndaj, kur Gazment Bardhi paralajmëroi një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha vendosi që t'i heqë Bardhin nga posti i sekretarit të Përgjithshëm, duke vendosur në vendin e tij, Indrit Sefën. Madje dhe dokumenti i firmosur dhe i vulosur u publikua kudo në media.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Por kishte një gabim!

DOKUMENTI për "shkarkimin" e Gazment Bardhit, Oriola Pampuri

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka firmosur 2 herë në fletë, me shkrim ndryshe. Madje ishte përdorur edhe një bojë e ndryshme stilolapsi. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

oriola pampuri zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll