Politike

"Pengesë" për rizgjedhjen e Bashës/ Kryesia e PD i heq vulën si sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhit, ia kalon Indrit Sefës

Gazment Bardhi iu përgjig pozitivisht kërkesës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, menjëherë ka reaguar Kryesia e PD-së duke e hequr nga posti.

24 Korrik 2023, 15:30 Nga k.m.
"Pengesë" për rizgjedhjen e Bashës/ Kryesia e PD i heq
Gazment Bardhi

TIRANË- Për shkak se doli kundër zgjedhjes së Lulzim Bashës sërish në krye të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duket e ka "paguar" me detyrën e tij. Disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjig pozitivisht kërkesës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, menjëherë ka reaguar Kryesia e PD-së duke e hequr nga posti.

"Pengesë" për rizgjedhjen e Bashës/ Kryesia e PD i heq

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Sefa është përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve; ka garuar i vendosur nga Basha për Bashkinë e Lushnjes, e po ashtu njihet si një person "i besuar" nga ish-kryedemokrati që me shumë gjasa do ta anulojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll