Politike

E shoqëron Majko/ Balla prezanton Prefektin e Kukësit dhe kreun e Policisë së Shtetit

Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla tha se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake.

24 Korrik 2023, 19:16 Nga k.m.
E shoqëron Majko/ Balla prezanton Prefektin e Kukësit dhe kreun e
Takimi në Kukes

KUKËS- Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Kukës, prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. Në ceremoninë e zhvilluar, Balla shoqërohej edhe nga deputeti Pandeli Majko, ndërsa në fjalën e tij foli lidhur me nevojën e rishikimit dhe ridimensionimit të rolit të prefektit.

“Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ri-dimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore,”- tha Balla, duke nënvizuar se sipas ligjit, prefekti është autoriteti më i lartë vendor.

Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla tha se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake.

“Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të tria Bashkitë. Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Prandaj prefekt roli juaj merr një rëndësi shumë të madhe, pasi duhet vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike, ju keni të drejtë t’i rikthesh për rishqyrtim,”-tha
Balla.

Ndërkohë që nga Kukësi ku prezantoi dhe drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Artan Bajraktari.

Para Halilaj detyrën e kishte Ali Hallaçi. Por u shkarkua shpejt nga detyra, dhe në vend të tij u emërua Albert Halilaj, pasi Hallaçi do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit. Lajmi u konfirmua nga “Dosja.al”. Hallaçi ishte një ndër emrat më të lakuar pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u arrestua pas përfshirjes në skandalin seksual.

prefekti i ri ne kukes albert halilaj

Sondazh

Poll