Politike

Kryesia mori vendim për t’i hequr vulën, Gazment Bardhi: Qesharake! Me këto ritme do i heqim kurorën mbretit të Anglisë

Bardhi shton se administrimi i Vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në Statutin e partisë, madje me ironi shton se me këtë ritëm mund të merret ndonjë vendim për t'i hequr kurorën edhe mbretit të Anglisë.

24 Korrik 2023, 16:01 Nga k.m.
Kryesia mori vendim për t’i hequr vulën, Gazment Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, për ta shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjishëm të PD-së. Për A2CNN, Gazment Bardhi ka reaguar duke u shprehur se: Nuk e kam zakon të komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën efektin e dëshpërimit.

Më tej, Bardhi shton se administrimi i Vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në Statutin e partisë, madje me ironi shton se me këtë ritëm mund të merret ndonjë vendim për t'i hequr kurorën edhe mbretit të Anglisë.

“Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!,”- sqaron Bardhi.

Në fund, Bardhi duket se nuk ka hequr dorë nga vendimi i tij dhe paralajmëron edhe njëherë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar. 

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falënderoj,”- e mbylli ai.

Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë. Sefa është përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve; ka garuar i vendosur nga Basha për Bashkinë e Lushnjes, e po ashtu njihet si një person "i besuar" nga ish-kryedemokrati që me shumë gjasa do ta anulojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

gazment bardhi zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll