Politike

PIKËPYETJA- Ku u gjet vula për shkarkimin e Gazment Bardhit?

Megjithatë problem është edhe vula. Ku u gjet vula për të vulosur dhe firmosur pasimin e detyrës nga Bardhi tek Indrit Sefa?

24 Korrik 2023, 17:21 Nga k.m.
PIKËPYETJA- Ku u gjet vula për shkarkimin e Gazment Bardhit?
Gazment Bardhi

TIRANË- Lulzim Basha ka vendosur që të falsifikojë vulën e Partisë Demokratike, vetëm për të shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Vendimi për falsifikimin e vulës është marrë në datën 18 Korrik, me propozim të 1/5 të anëtarëve të Kryesisë dhe me firmat e 16 prej tyre. Por edhe tek firmat ka shkelje, pasi Oriola Pampuri ka firmosur 2 herë, gjë që hedh dyshime edhe mbi firmat e tjera të hedhura në fletë. 

Megjithatë problem është edhe vula. Ku u gjet vula për të vulosur dhe firmosur pasimin e detyrës nga Bardhi tek Indrit Sefa?

Në vend të Bardhit, theksohet se administrimi i vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në statutin e partisë.

PIKËPYETJA- Ku u gjet vula për shkarkimin e Gazment Bardhit?
Vula e përdorur sot

"Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm,"-u shpreh ai. 

Pra vula origjinale është në "duart" e Bardhit! Po ajo që u përdor ku u gjet? Përfundimi i vetëm që mund të dalë është që Bardhi t'ja ketë lënë në duar Lulzim Bashës, ose ky i fundit e ka falsifikuar për të hequr qafe të gjithë ata që i dalin kundër rikthimit të tij në krye të PD-së së vulës?

PIKËPYETJA- Ku u gjet vula për shkarkimin e Gazment Bardhit?
Vula e Gazment Bardhit

Vendimi për shkarkimin e Bardhit vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani dhe kërkuan nga Bardhi mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Por edhe pas shkarkimit, Bardhi ka "premtuar" se takimi do të bëhet për të mos rrezikuar më shumë përçarjen brenda PD-së. 

zgjedhjet e reja ne pd gazment bardhi

Sondazh

Poll