Aktualitet

Shpërthim gjatë natës në portën e një banese në Shkodër, vetëm dëme materiale

Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.

24 Korrik 2023, 10:18 Nga A.B
Shpërthim gjatë natës në portën e një banese
Banesa

SHKODËR- Një sasi tritoli ka plasur në portën e banesës së një 52-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër rreth orës 03:45. Policia ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të shtëpisë.

“Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.

tritol ne shkoder sokol shpendi

Sondazh

Poll