Aktualitet

Zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve, shtëllunga të mëdha tymi ‘pushtojnë’ Vlorën (VIDEO)

Me kalimin e orëve është rënduar edhe më shumë situata në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë, ku më herët u përfshi nga zjarri.

23 Korrik 2023, 20:07 Nga m.s
Zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve, shtëllunga
pamje nga vendngjarja

VLORE- Me kalimin e orëve është rënduar edhe më shumë situata në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë, ku më herët u përfshi nga zjarri.

Sikundër duket qartë dhe nga pamjet, flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën.

Në rrezik janë edhe banesat që ndodhen rreth kësaj vatre zjarri. Tymi i zi "ka mbytur" qytetin bregdetar të Vlorës, ku prej 48 orësh, fusha e grumbullimit të mbetjeve digjet nga flakët.

zjarr vlore grumbullimi i mbeturinave

Sondazh

Poll