Aktualitet

Tragjedia në Vlorë, familjarët: Kishin telin e korrentit të këputur, pamë që po dilte flakë nga kabulli

Një nga familjarët kanë zbuluar se të moshuarit e kanë patur telin e korrentit të këputur prej së shtunës dhe nuk kishin marrë masat, por e kanë neglizhuar këtë gjë.

23 Korrik 2023, 20:40 Nga m.s
Tragjedia në Vlorë, familjarët: Kishin telin e korrentit të
foto nga vendngjarja

VLORË- Të afërmit e çifit Eqerem dhe Mynyre Zykaj, të cilët ndërruan jetë pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, kanë nxjerrë detaje të rënda në lidhje me ngjarjen.

Një nga familjarët kanë zbuluar se të moshuarit e kanë patur telin e korrentit të këputur prej së shtunës dhe nuk kishin marrë masat, por e kanë neglizhuar këtë gjë.

Ndonëse u kanë thënë se është mjaft e rrezikshme dhe se duhet që të merrnin elektriçistët, ata kanë vijuar me punën në tokën e tyre. Policia njoftoi se Eqerem Zykaj, 80-vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj, 75-vjeçe, duke ujitur në arë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Sondazh

Poll